×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdojnë largimet nga NISMA, Haxhi Shala ia shpërbën degën partisë së Limajt në Suharekë

    Reporteri
    09 Korrik 2020 | 12:05

    Pas largimit të deputetit Haxhi Shalës, kanë nisur largime të shumta nga Nisma Socialdemokrate, shkruan Reporteri.net.


    Të enjten nga kjo parti është larguar kryetari i të rinjve në Suharekë.

    Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ka treguar për largimin e tij dhe shuarjen e nëndegës së NISMA’s në fshatin Dvoran.

    “Rrugëtimin tim do të vazhdoj së bashku më njeriun e fjalës z.Haxhi Shala i cili çdo herë ishte zëri im e zë i rinisë si në Kuvendin e Kosovës, por edhe në organet e partisë”, ka shkruar ai.

    Kujtojmë se gjatë ditës nga Nisma është larguar edhe asamblistja komunale në Suharekë njëherit edhe kryetare e gruas në Nismën e Suharekës, Albana Bytyqi.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Të dashur familjar miq e kolegë dhe ju aktivistë shumë të respektuar, unë si Kryetar i Rinisë në Therandë dua të ju njoftojë se rrugëtimi im politik me Nismen Socialdemokrate MBARON këtu andaj
    sot jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha funksionet e mia politike, që përfaqësoj në Nismën Socialdemokrate, dhe gjithashtu NËNDEGA në Dvoran SHUHET nga ky moment!

    Rrugëtimin tim do të vazhdoj së bashku më njeriun e fjalës z.Haxhi Shala i cili çdo herë ishte zëri im e zë i rinisë si në Kuvendin e Kosovës, por edhe në organet e partis.

    Na prift e mbara!

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10213671581622978&set=a.2999049034406&type=3

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!