×
  • Lajme
  • Lajme

    Mimoza Kusari: Në ditën kur Arben Vitia dorëzoi mandatin ishin vetëm 5 raste me koronavirus

    Reporteri
    09 Korrik 2020 | 12:35

    Deputetja Mimoza Kusari-Lila në seancën e Kuvendit të Kosovës ka akuzuar Qeverinë Hoti për keqmenaxhim të situatës me pandeminë.


    Kusari-Lila ka thënë se është pafytyrësi politike që në ditën kur janë 214 të infektuar të refuzohet miratimi i ligjit për pandeminë.

    Ajo ka thënë se në ditën kur ish-ministri Arben Vitia u largua nga posti i tij, kishte vetëm 5 raste, gjersa ka akuzuar ministrin aktual për ikje nga përgjegjësi, shkruan Reporteri.

    “Është pafytyrësi politike me ardhë në ditën kur janë 214  të infektuar në pikun më të madh me e refuzu një ligj që duke thënë se nuk ka nevojë. Pafytyrësi politike është me e marrë mandatin që nuk të takon, por edhe me e rreziku shëndetin e qytetarëve e mos me marrë përgjegjësi. Kur e ka dorëzu Arben Vitia mandatin kanë qenë 5 raste. Si po e dini që më 12 qershor ka qenë vatra e pandemisë”, u shpreh ajo.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!