Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka fajësuar për rritjen e rasteve me coronavirus, konkretisht në komunën e Prishtinës.
Zemaj ka reaguar ndaj deputetit të VV-së, Dimal Basha, i cili tha se vendi po shkon drejt kolapsit shëndetësorë pas rritjes së rasteve me coronavirus.
Zemaj duke ju kundërpërgjigjur Bashës i tha se arsyeja pse ka rritje të rasteve është për shkak se VV me 12 qershor ka mbledhur qytetarë në shesh dhe nuk u respektua distanca.
“COVID ju prekë dhe juve dhe këtë është dashur ta keni parasysh edhe me datë 12 qershor. Po ju tregoj se çka ka ba Covid pas datës 10 qershor. Total i kemi 1075 raste në Prishtinë. Të shëruar janë 284, 10 të vdekur, dhe 826 janë aktiv. Kjo është papërgjegjësi e juaja që i keni nxjerrë ata njërës, nuk e keni respektu distancën. Kjo është përgjegjësi morale e të gjithë juve”, ka thënë Zemaj. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.