×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti e Osmani “kapen” për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

    Reporteri
    09 Korrik 2020 | 12:42

    Kryeministri Avdullah Hoti, ka folur sot në Kuvend për mundësinë e shpalljes së jashtëzakonshme pas shtimit të rasteve me coronavirus.


    Ai ka thënë para deputetëve se nëse vlerëson Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në vend, do të kërkoj nga deputetët miratimin e tyre.

    “Jam marrë disa vendime që u shpallën jokushtetuese në qeverinë e kaluar për këtë kemi kërkuar gjendje të jashtëzakonshme si partner në qeveri. Unë jam në konsultim të ngushtë me IKSHPK-në dhe me komitetin dhe udhëheq kryeministri dhe nuk do të hezitoj të vij para jush e të kërkoj shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, nëse këtë e kërkon Ministria e Shëndetësisë edhe IKSHPK”, tha Hoti, shkruan Reporteri.net.

    Kryeministri tha se janë duke e menaxhuar situatën, dhe se numri është në rritje sikurse edhe në rajon.

    Por kryeparlamentarja, Vjosa Osmani pas fjalimit të Hotit ka thënë se në bazë të ligjit vetëm presidenti ka të drejtë të propozoj gjendjen e shpalljes së jashtëzakonshme në Kosovë.

    Kujtojmë se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme ishte bërë “mollë sherri” edhe në qeverinë e kaluar.

    Ish-kryeministri Albin Kurti kishte shkarkuar Agim Veliun pasi përmes një prononcimi për media kishte përkrahur idenë e presidentit Hashim Thaçi për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!