Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka propozuar që të futet në rend të ditës rezoluta që kërkon shkarkimin e anëtarëve të Listës Serbe që iu bashkohen kërkesave për luftë diplomatike ndaj Kosovës.
Osmani ka thënë se kjo nuk ka të bëjë me pandeminë, por ka të bëjë me deklarimin e zëvendëskryeministrit, Goran Rakiqit i cili ka thënë se i përkrahë përpjekjet politike dhe diplomatike të Vuçiq për ta kthyer Kosovën e Metohinë, shkruan Reporteri.
Osmani ka thënë se në rast se Qeveria nuk largon këta brenda një jave do të iniciohet mocion mosbesimi ndaj anëtarëve idividual të Listës Serbe.
“Propozoj që të hyjë në rend të ditës, kjo propozim rezolutë. Kuvendi i Kosovës propozon: Pika 1 Rikonfirmon se sovraniteti i Kosovës është i pacenueshëm çdo thirrje tjetër kërcënon themelet e shtetit të Kosovës.
Pika 2 Rikonfirmon se të gjitha subjektet kanë për obligim që të punojnë për interesin e vendit.
Pika 3 Kuvendit fton qeverinë që të mos lejojë asnjë anëtar të saj që të jetë i angazhuar në fushatën e Serbisë kundër Kosovës. Kuvendi kërkon që të shkarkojë të gjithë ata që bëhen pjesë e këtyre thirrjeve.
Pika 4 Nëse qeveria nuk e shkarkon brenda javës, atëherë Kuvendi do të thërras mocion për këtë çështje.”, tha Osmani.