×
  • Sport
  • Sport

    Zeneli e mirëpret, Berisha ia kthen: S’ka kush na nal!

    Reporteri
    10 Korrik 2020 | 8:26

    Valon Berisha i ka dhënë fund eksperiencës në Lazio për t’iu bashkuar Reimsit. Futbollistin kosovar e ka mirëpritur shoku i tij i skuadrës tek Përfaqësuesja e Kosovës, Arbër Zeneli. E Berisha është i bindur në sukses bashkë me shokun e tij.


    Arbër Zeneli e ka mirëpritur transferimin e Valon Berishës tek Reimsi, shkruan Gazeta Express.

    Mesfushori kosovar e la përfundimisht Lazion për t’iu bashkuar klubit francez, me të cilin nënshkroi kontratë katërvjeçare.

    Dhe, 27 vjeçarin e ka mirëpritur në klubin e rij, Stade de Reims bashkëkombësi i tij dhe bashkëlojtari tek Përfaqësuesja e Kosovës, Arbër Zeneli.

    “Shkojmë përpara shqipe”, ka shkruar Zeneli në rrjetet sociale, duke iu referuar Berishës, i cili këtë sezon e kaloi në formë huazimi tek Fortuna Dusseldorfi në Gjermani.

    I menjëhershëm ka qenë reagimi i futbollistit të rritur në Norvegji.

    “Bashkë, s’ka kush na nal”, ka shkruar Berisha.

    Futbollisti kosovar është prezantuar mbrëmë edhe zyrtarisht tek Reimsi dhe është i gatshëm për sfidën e re, duke besuar fuqishëm në sukses.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!