×
  • Sport
  • Sport

    Liverpooli po punon me agjentin shqiptar për transferimin e yllit të Napolit

    Reporteri
    10 Korrik 2020 | 11:27

    Agjenti i njohur shqiptar Fali Ramadani po punon me Liverpoolin për një transferim të mundshëm të mbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly.


    Reprezentuesi i Senegalit pritet të largohet nga Napoli këtë verë dhe favorizon një transferim në Angli.

    Klubi më i afërt për ta transferuar është Liverpooli, pasi besohet se ka mposhtur konkurrencën e rivalëve të urryer të Manchester Unitedit.

    Sipas mediumit Il Mattino, Ramadani është i vendosur të kthehet në Napoli për të zyrtarizuar ofertën e Liverpoolit për Koulibalyn.

    Oferta nuk do të kalojë 80 milionë euro, ndërsa presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, me sa duket, dëshiron një çmim prej 100 milionë eurosh për yllin e tij.

    29-vjeçari vlerësohet si një nga mbrojtësit më të mirë të Evropës dhe tashmë është sugjeruar që partneriteti i tij me Virgil van Dijk do të krijonte ‘mbrojtjen më të mirë qendrore në botë’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!