Drejtori sportiv i klubit të Werder Bremenit, Frank Baumann ka konfirmuar se Milot Rashica ka kërkuar largimin dhe se janë në bisedime me një klub
Anësori i Kombëtares së Kosovës ishte njëri nga më të mirët këtë edicion te Werderi dhe se për të ka interesim nga shume klube të njohura evorpiane, shkruan Reporteri.net
Raportohej se edhe gjigantët si Liverpool e Dortmund ishin vënë pas Rashicës.
Drejtori sportiv i Werderit, Frank Baumann e ka konfirmuar se Miloti ka bërë një kërkesë për largim dhe se klubi tani është në negociata për ta shitur atë.
Werder Bremen have opened talks with a club over the sale of Milot Rashica, confirms sporting director Frank Baumann. #SVW #Werder #Rashica #Bundesliga
Full story ? https://t.co/jYL1sop8zc.
— Bulinews (@bulinewsdotcom) July 10, 2020
“Kemi disa zhvillime dhe diskutime me një klub, por klubet e tjera janë të interesuara gjithashtu. Ne duhet të supozojmë se ai nuk do të jetë me neve sezonin e ardhshëm. Por, ne nuk kemi nevojë ta shesim nën vlerën e tij,” ka thënë Baumann.
“Përpos Milot Rashicës i cili dëshiron ta hedhë hapin e radhës në karrierën e tij, asnjë futbollist tjetër nuk ka ardhur tek ne të na thotë se dëshiron të largohet nga klubi,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.