×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Një 24 vjeçar humb jetën pasi u përplas nga makina

    Reporteri
    10 Korrik 2020 | 20:11

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e pasdites me pasojë vdekjen.


    Një 24-vjeçar ka humbur jetën në hyrje të Përrenjasit pasi është përplasur nga një makinë.

    Njoftimi bëhet i ditur nga Policia e Shtetit.

    Sipas dinamikës së ngjarjes, i riu ka qenë në trotuar kur është marrë përpara nga makina, e cila lëvizte me shpejtësi.

    ‘24-vjeçari me iniciale M.K ka ndërruar jetë në vend. Viktima ka qenë në trotuar kur është përplasur nga makina.

    Burimet bëjnë me dije se shoferi i automjetit me iniciale A.H. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!