Asociacioni i Komunave të Kosovës ka nisur takim virtual në mes kryetarëve të komunave dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.
Në këtë takim do të diskutohet situata me pandeminë Covid-19 që po mbizotëron në Kosovë.
Kryetarët e komunave pritet ta thonë fjalën e tyre rreth mundësisë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend.
Kujtojmë se, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti mbrëmë ka thënë se është i gatshëm të shkojë në hapa ekstrem në mënyrë që të ruhen jetët e qytetarëve.
Hoti ka njoftuar se të dielën do të takohet me Këshillin e Sigurisë Kombëtare me të cilët do të diskutojnë dhe do të vlerësojnë se a është e nevojshme që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në vend.
“Unë sonte kam pasur takim me komitetin për menaxhimin e COVID-19 dhe kemi diskutuar shumë hapur, mund të jetë vendim shumë jopopullor por unë jam i gatshëm që të shkoj në ekstrem. Të dielën e kam thirrur takimin tjetër të Komitetit për ta parë vlerësimin e situatës shtesë dhe pas asaj e kam ftuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për të diskutuar nëse duhet të shqyrtojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për të ruajtur jetën e qytetarëve”, është shprehur ai. /Reporteri.net