×
  • Lajme
  • Lajme

    Ganimete Musliu tregon se a është infektuar me Coronavirus

    Reporteri
    11 Korrik 2020 | 11:32

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka folur për incidentin e djeshëm në Kuvend si dhe për shpifjet që siç ka thënë ajo janë bërë nga militantë të VV-së se ajo është infektuar me Coronavirus.


    Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se mori fjalën në Kuvend, pikërisht për të denoncuar një shpifje që i ishte bërë asaj, shkruan Reporteri.

    Musliu tha se nuk është infektuar me Coronavirus, derisa ka thënë se disa deputetë të VV-së i kanë kërkuar falje për shpifjet që janë bërë në drejtim të saj.

    “Per fund du ti falenderoj disa deputet te VV-se (per shkak te kolegialitetit e mirekuptimit nuk po i permend ne emra) te cilet u solidarizuan me mua dhe kerkuan falje e u distancuan nga shpifjet qe jane bere ne emrin tim.
    Une personalisht distancohem nga dhuna e aq me teper kur ajo instalohet ne Institucione.

    Edhe njeher per fund une nuk jam diagnostifikuar me covid19 dhe po te ndodhe kjo ne te ardhmen une menjeher do ta beje publike dhe do te marre masat e parapara per vetizolim apo cfor do rekomandimi qe vie nga ekspertet e shendetesise. Te prekesh nga covid19 nuk është turp prandaj une s’kam pse ta fshehe nje gje te tille.

    P.S Paramilitaret e vv edhe tani kur po e shkruaj kete sqarim para pak minutave kane shperndare nje lajme te tille te pavertete”, ka shkruar Musliu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!