×
  • Lajme
  • Botë

    Trump fali ish-këshilltari Roger Stone: I kanë rënë në qafë

    Reporteri
    11 Korrik 2020 | 11:44

    Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi të premten se ia zbirit dënimin mikut të tij Roger Stone, i cili do të shpenzonte gjithsej tre vjet dhe katër muaj në burg për krimet që lidhen me hetimin e Rusisë.


    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të premten Shtëpia e Bardhë njoftoi se Stone ishte viktimë e hetimit “Rus Hoax”.

    “Roger Stone tashmë ka vuajtur shumë”, thuhet në deklaratë.

    “Ai trajtua padrejtësisht, si shumë të tjerë në këtë rast. Roger Stone tani është një njeri i lirë”, njofton kumtesa.

    Stone 67 vjeç, u shpall fajtor në muajin nëntor të vitit 2019, për pengimin e një hetimi të kongresit, që dyshohet se fushata Trump bashkëpunoi me Rusinë për të fituar zgjedhjet e vitit 2016. Me këtë rast ai u dënua në muajin shkurt me 40 muaj burg.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!