Milot Rashica nga edicioni i ardhshëm nuk do të jetë pjesë e Werder Bremenit
Drejtori sportiv i Werderit, Frank Baumann, ka konfirmuar se Rashica ka bërë një kërkesë për t’u larguar nga Bremen dhe se dëshiron të bëjë një hap të ri në karrierë, shkruan Reporteri.net
“Kemi disa zhvillime dhe diskutime me një klub, por klubet e tjera janë të interesuara gjithashtu. Ne duhet të supozojmë se ai nuk do të jetë me neve sezonin e ardhshëm. Por, ne nuk kemi nevojë ta shesim nën vlerën e tij,” ka thënë Baumann.
“Përpos Milot Rashicës i cili dëshiron ta hedhë hapin e radhës në karrierën e tij, asnjë futbollist tjetër nuk ka ardhur tek ne të na thotë se dëshiron të largohet nga klubi,”.
Tani mediat në Gjermani raportojnë se Leipzigu pritet të jetë klubi i ardhshëm i Milot Rashicës.
Vushtrriasi tash e një kohë po vëzhgohet nga shumë klube, por është Leipzigu që do të përfitojë shërbimet e tij.
Kujtojmë që dëshira e Milotit është që të luajë në Ligën e Kampionëve dhe Leipzigu ia mundëson një gjë të tillë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.