×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori italian dënon sulmin ndaj Osmanit: Politikanët të ulin tonet dhe të bashkëpunojnë për të mirën e të gjithëve

    Reporteri
    11 Korrik 2020 | 12:45

    Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka reaguar pas sulmit verbal që deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj, e bëri dje ndaj kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.


    Ambasadori italian ka thënë se përkeqësimi i vazhdueshëm i dinamikës politike është shqetësim i madh, veçanërisht kur liderët duhet të qëndrojnë së bashku për t’u përballur me pandeminë.

    Ai u ka bërë thirrje politikanëve të spektrit politik në Kosovë që të ulin tonet dhe të bashkëpunojnë për të mirën e qytetarëve.

    “Përkeqësimi i vazhdueshëm i dinamikës politike është shqetësim i madh, veçanërisht kur liderët duhet të qëndrojnë së bashku për t’u përballur me pandeminë. U bëj thirrje përsëri të gjithë politikanëve të ulin tonet dhe të bashkëpunojnë për të mirën e të gjithë qytetarëve. Ata janë shembull për popullin. Është koha për të qenë përgjegjës! ”, ka shkruar ai në Twitter.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!