Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se gjendja e jashtëzakonshme është instrument për të marr vendime më shpejtë dhe kjo nuk nënkupton automatikisht masa të mbylljes.
Ai ka shtuar se institucionet diskutojnë nesër për gjendjen e jashtëzakonshme.
Postimi i tij i plotë:
1. Gjendja e jashtëzakonshme – është diskutuar nga qeveria dhe do të diskutohet nesër nga institucionet që e kanë kompetencën për ta kërkuar nga Kuvendi. GjJ është instrument për të marr vendime më shpejtë. Kjo nuk nënkupton automatikisht masa të mbylljes etj.
Ende nuk kemi parë propozimet e masave për të vlerësuar se a janë të mira apo jo. Përderisa krejt komunat janë të brengosura për numrin e rritur të të prekurve, megjithatë nuk është paramenduar e as kërkuar mbyllja e plotë.
Ka ende shumë gjëra që mund të bëhen për ta zbutur pandeminë e që nuk janë katastrofale për ekonominë.
2. Testet – ende po presim lejet e importit të testeve serologjike për Komunën e Prishtinës. Kjo do të na mundësonte që brenda një periudhe të shkurtër 2 javore të kuptojmë se sa njerëz kanë ndërtuar imunitet dhe më shumë informata demografike dhe shëndetësore në lidhje me virusin