E mbijetuara e luftës në Bosnjë-Hercegovinë, Hasiba Musiq nga Glogova në afërsi të Bratunacit, do ta varrosë burrin Kemal Musiq në Qendrën Memoriale në Potoçari.
Këtë do ta bëj sot, në 25-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, ka shkruar sajti boshnjak “oslobodjenje.ba”.
Hasiba ka treguar se burri i saj në vitin 1995 është nisur për në territorin e lirë në rrugën e vdekjes dhe për fat të keq nuk ka arritur asnjëherë.
“Shëndeti nuk më shërben më së miri dhe për këtë kam dashur që burrin ta varros, ndonëse trupi nuk është komplet. Kur kam shkuar për identifikim më është dukur se dje e kam parë. Kujtime të tilla më ka ngjallur. Jam e lumtur që burri im do të ketë varrin e tij. Burri im është gjendur në Kamenici-Çançari dhe në Kozluk. Trupi i tij është gjendur në dy varreza. Është vështirë, sot është më së vështiri”, ka thënë Hasiba Musiq.
Gjenocidin në Srebrenicë ndaj boshnjakëve e kanë kryer forcat serbe. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.