Pushuesit mbërritën që të premten për fundjavë në Shëngjin.
Shëtitjet përgjatë shëtitores së çliruar nga ambulatorët dhe bllokimi i lëvizjes së mjeteve gjatë mbrëmjes në rrugën përbri saj u ka dhënë mundësi pushuesve në Shëngjin për të mbajtur distancën sociale.
Kjo verë në Shëngjin po sjell gjithnjë me e me shumë të rinjtë në këtë zone turistike.
“Është shumë më qetë dhe na ka pëlqyer shumë”, ka thënë një pushues.
Pushuesit shprehen se ka pastërti dhe janë të qetë. Për kryetarin e bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, krijimi i kushteve dhe ofrimi i shërbimeve është detyrimi pavarësisht situatës se krijuar nga pandemia.
“Kjo është një ngecje e përgjithshme që nuk ka të bëjë vetëm me Shqipërinë por me të gjithë vendet që bëjnë turizëm. Nuk kemi lëvizje të lirë nga shumë shtete dhe kjo pengon edhe pjesëmarrjen e emigrantëve”, ka thënë Ndreu.
Qytetaret e Kosovës e kanë kthyer Shëngjinin si shtëpinë e tyre, ndërsa për vizitoret vendas mbetet një prej zonave më të mira për pushimet verore.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.