Një sasi e konsiderueshme kokainë e pastër është sekuestruar në Itali.
Aksioni është zhvilluar nga Guardia di Financa e Napolit, në bashkëpunim dhe me policinë e këtij rajoni.
Sipas medias vendase, droga po vinte nga Holanda dhe do të shitej në Itali.
Sipas policisë, kokaina prej 17 kilogramësh, mall i pastër i përket një organizate shqiptare të trafikut të drogës.
Kokaina ishte ndarë në 15 pako, që ishin mbështjellë me natriban të zi dhe të vendosa në një ccantë, e cila ishte lënë në rimorkion e kamionit të ndaluar nga policia.
Bashkë me drogë është gjetur dhe një sasi prej 20 kilogramësh duhan me origjinë nga Luksemburgu.
Më herët gjatë karantinës, policia kësaj organizate i kishte sekuestruar edhe 400 mijë euro drogë që ishin të ardhura nga shitja e një sasie tjetër droge. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.