×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkon në 101 numri i vdekjeve nga COVID-19 në Kosovë

    Reporteri
    11 Korrik 2020 | 23:27

    Sërish ka pasur numër të lartë të rasteve të reja me koronavirus në Kosovë.


    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se vetëm të dielën janë regjistruar 203 raste të reja, ndërsa katër persona kanë vdekur duke e çuar shifrën e të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë në 101.

    203 rastet pozitive kanë rezultuar nga testimi i 419 mostrave. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!