×
  • Lajme
  • Botë

    ‘Dorëzohet’ Trump, vendos maskën gjatë një vizite për herë të parë që kur shpërtheu COVID-19

    Reporteri
    12 Korrik 2020 | 8:36

    Për herë të parë që nga momenti kur ka shpërthyer pandemia e Covid-19, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amërikës, Donald Trump ka vënë maskë.


    Trump vendosi maskën teksa bëri një vizitë në spitalin ushtarak Walter Reed jashtë Uashingtonit, ku u takua me ushtarë të plagosur dhe punonjës të kujdesit shëndetësor.

    “Asnjëherë nuk kam qenë kundër përdorimit të maskës por besoj se përdorimi i tyre e ka një kohë dhe vend”- tha Trump ndërsa u largua nga Shtëpia e Bardhë.

    Trump nuk është parë asnjëherë të vendosë maskën në takime dhe vizita të tjera, madje ai tallte rivalin demokrat, Joe Biden për vënien e maskës.

    Pas vizitës së tij të shtunën, Trump tha: Unë mendoj se kur je në spital, veçanërisht në një ambjet të veçantë ku disa ushtarë dhe njerëz sapo kishin dalë nga salla e operacionit, mendoj se është e shkëlqyer vënia e maskës”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!