×
  • Lajme
  • Shqipëria

    1 milionë lekë gjobë se organizoi dasëm në lokal

    Reporteri
    12 Korrik 2020 | 13:11

    Organizoi dasmë në lokalin e tij, në kundërshtim me protokollet e sigurisë, procedohet penalisht dhe gjobitet nga ISHSH-ja pronari i lokalit.


    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve për zbatimin e protokolleve të sigurisë nga subjektet e ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, proceduan penalisht shtetasin:

    E. K., 39 vjeç, banues në Sukth, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë se në lokalin në pronësi të tij kishte organizuar dasmë, duke mos respektuar distancimin fizik ndërmjet personave, si dhe kishte prishur rendin dhe qetësinë publike me zhurmat e krijuara nga volumi i lartë i muzikës.

    Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar pajisjet që përdoreshin për të bërë muzikë në ambientin e këtij lokali. Ndërsa ISHSH-ja vendosi masë administrative 1.000.000 lekë, për këtë subjekt. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!