×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri e sqaron: Gjendja e Jashtëzakonshme i hap rrugë Qeverisë që të marrë masa të reja për parandalimin e COVID-19

    Reporteri
    12 Korrik 2020 | 13:17

    Sot pritet të shpallet Gjendja e Jashtëzakonshme në Kosovë, për shkak të rritjes së numrit të viktimave dhe të infektuarve nga virusi Covid-19.


    Sipas Kushtetutës së vendit, Gjendja e Jashtëzakonshme shpallet nga Presidenti, me dekret të veçantë dhe me arsyetime, ku i parasheh kufizimet që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë, orën policore, karantinimin e qyteteve të caktuara e masa të tjera.

    Analisti politik, Ramush Tahiri thotë për Indeksonline se Gjendja e Jashtëzakonshme i hapë rrugë Qeverisë që të marrë vendime, për parandalimin e përhapjes së pandemisë, dhe mund të shpallet deri në dy muaj me mundësi vazhdimi edhe një muaj, domethënë 90 ditë.

    Pasi që të shpallet Gjendja e Jashtëzakonshme, presidenti vnohet në krye të saj.

    “Presidenti e shpall, pastaj aktivizohet Këshilli i Sigurisë së Kosovës dhe menaxhohet Kosova me atë situatë emergjente”.

    “Këshilli i Sigurisë vazhdimisht bën mbledhje dhe merr vendime ditore e javore, varësisht nga gjendja”, thotë ai.

    Tahiri shton se pasi që të shpallet, Kuvendi ka kohë deri në 48 orë që të mblidhet për ta verifikuar apo jo Gjendjen e Jashtëzakonshme, por edhe nëse nuk verifikohet, gjendja vazhdon.

    “Masat që po merren nga Qeveria dhe Ministria rrëzohen nga Kushtetuta sepse këto gjëra janë paraparë për Gjendjen e Jashtëzakonshme, e në gjendje normale Qeveria s’mund të i merr pa u shpall Gjendja e Jashtëzakonshme” .

    “Nëse presidentit, Hashim Thaçit i konfirmohet aktakuza nga Gjykata Speciale, dhe nëse jep dorëheqje, atëherë në krye është kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ose kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi”, përfundoi Tahiri. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!