Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, është shprehur se për shkak të kontakteve që kanë pasur me persona të infektuar me koroanvirus në dy javët në vijim disa deputetë nuk do të duhej të merrnin pjesë në seanca.
“Të gjithë ata që janë në procedurë për testim dhe duhet të jenë në vetizolim, nuk guxojnë të jenë të pranishëm në Kuvend në këtë rast. Fshehja e fakteve të tilla është shkelje e rëndë dhe rrezikim i shëndetit publik”, ka thënë ajo.
“Në fakt, papërgjegjësia e deputetëve të caktuar e vë në pikëpyetje funksionalitetin e Kuvendit të Kosovës për dy javët e ardhshme”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.