Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk ka patentë, madje as nuk ka bërë përpjekje për ta pasur një të tillë. Dhe as nuk ka ndërmend ta bëj, në të ardhmen.
Rama, i cili sapo ka mbushur 56 vjeç, ka deklaruar më herët se nuk e ka marrë lejen për të drejtuar një makinë pasi i pëlqen që gjatë një udhëtimi me makinë, të mendojë dhe jo ta ngasë atë.
Kryeministri tha se në familjen e tij ka qenë gjyshi që kishte pasion makinat.
Gjyshi i kryeministrit Rama ishte edhe shofer i mbretit, Ahmet Zogu. Ndaj kryeministri shpjegoi se pasionin në familjen e tij për makinat e ka konsumuar gjyshi
“Sepse të gjithë pasionin për automjetet në familjen tonë në disa breza e ka konsumuar gjyshi. Nuk preferoj të ngas makinën, sepse më pëlqen të mendoj, ndërkohë që udhëtoj”, – u shprehur Rama dikur, mbi faktin se përse nuk mban makinë.
Sakaq, ai përveç kësaj, i qëndron besnik të njëjtit shofer. Që kur është ulur në postin e kryeministrit, Rama nuk ka preferuar që të ndërrojë “timonier”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.