×
  • Sport
  • Sport

    Spektakli shumë afër dhe i garantuar, ndeshja Prishtina-Drita transmetohet me 11 kamera

    Reporteri
    12 Korrik 2020 | 16:41

    Sot pritet të zhvillohet njëra nga ndeshjet kryesore të Superligës së Kosovës në futboll


    Prishtina është nikoqire e Dritës me ndeshjen që do të luhet me fillim nga ora 18:00 dhe i takon javës së 30-të, shkruan Reporteri.net

    Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme në garën për titull të kampionit.

    Edhe Supersport është përkujdesur që kjo përballje ta ketë një transmetim special dhe do të jenë plotë 11 kamera në dispozicion, ashtu siç janë në ndeshjet kur luan Kombëtarja e Kosovës.

    “UEFA realizon çdo ndeshje të Kosovës me 11 kamera. Sot, Digitalb në bashkëpunim me Pixels bënë transmetimin e ndeshjes Prishtina – Drita në këtë format, pra me 11 kamera. Mos mungoni në spektakël dhe shijojeni profesionalizmin!”, ka shkruar gazetari Arlind Sadiku në rrjetin social “Facebook”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!