×
  • Sport
  • Sport

    Ia fyen familjen, Immobile shpërthen ndaj tifozëve të Lazios

    Reporteri
    12 Korrik 2020 | 18:17
    Ciro Immobile of Lazio celebrates after scoring 1-0 goal during the Italian championship Serie A football match between SS Lazio and Spal 2013 on February 02, 2020 at Stadio Olimpico in Rome, Italy - Photo Federico Proietti/ESPA/Cal Sport Media/Sipa USA-Images(Credit Image: © ESPA/Cal Sport Media/Sipa USA Photo Agency/CSM/Sipa USA)

    Ditën e djeshme skuadra e Lazios pësoi humbjen e tretë radhazi kampionat. Djemtë e Simone Inzaghit u mundën me rezultatin 1-2 nga Sassuolo.


    Pas Milanit dhe Lecces, Ciro Immobile, golashënuesi më i mirë i Lazios nuk mundi të shënoi as në humbjen e djeshme të bardhekaltërve 1-2 ndaj Sassuolos.

    Kjo gjë ka irrituar jashtë mase tifozët e Lazios, të cilët e kanë sulmuar, Immobilen me mesazhe ofenduese, pas paraqitjeve zhgënjyese në takimet e fundit.

    Kryegolashënuesi i kampionatit italian reagoi i indinjuar në rrjetin social “Instagram” duke kërkuar që “familja e tij të mos cënohet”. Ndër të tjera, Imobile shton se “ndoshta disa persona harrojnë sa shumë ka dhënë në të kaluarën Immobile”.

    “Familja ime nuk ka lidhje fare me gjithë këtë histori. Nëse ju pëlqen, më sulmoni mua personalisht. Ndoshta ka ndonjë që harron shpejt se çfarë kam bërë unë”, shprehet Immobile në rrjetet sociale.

    Me titullin tashmë akoma më larg, Lacio rrezikon edhe vendin e dytë në kampionatin italian.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!