Tottenhami e ka mposhtur Arsenalin me rezultat 2-1 në derbin e javës në Premier Ligë
Jose Mourinho ka vazhduar me bilanc pozitiv në ndeshjet kundër Arsenalit, shkruan Reporteri.net
Portugezi akoma nuk ka pësuar humbje kur ka luajtur si vendas ndaj Arsenalit, ku ka një bilanc prej 6 fitoreve dhe 4 barazimeve.
Special One është përballuar 10 herë me Arsenalin (duke llogaritur kohën që drejtonte Chelsean dhe Manchester Unitedin) si vendas dhe nuk ka pësuar asnjë humbje. /Reporteri.net/