×
  • Lajme
  • Botë

    Vuciq thotë se protestat ia kanë dobësuar pozicionin Serbisë edhe karshi Kosovës

    Reporteri
    13 Korrik 2020 | 8:03

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi se vendi i tij do të përballet me një luftë të vështirë për Kosovën.


    “Na pret një betejë e vështirë për Kosovën. Kjo ka tmerruar popullin tonë. Vendi ynë është më i dobët. Të gjithë flasin për një vend ku shpërthejnë trazira pa kuptim. Kjo ka dobësuar pozicionin e popullit tonë në Serbi, Mal të Zi dhe Kosovë”, tha Vuçiq.

    Ai tha se situata për çështjen e Kosovës është e ndërlikuar dhe e vështirë për Serbinë.

    “Është shumë e vështirë. Detyra ime është të përpiqem të gjej zgjidhjet më të mira, të përpiqem të bësh paqe me shqiptarët, pa rrezikuar interesin kombëtar,” tha Vuçiq.

    Sipas tij, ekziston një rivalitet i madh midis Evropës dhe Amerikës për këtë çështje.

    “Unë po mundohem të përfitoj sa më mirë që të mundemi, të humbasim sa më pak,” u shpreh Vuçiq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!