Moti i keq ka shkaktuar probleme dhe vonesa ne nisjen e trageteve.
Gazetari i “Panorama’ raporton se dy tragete qe duhet te niseshin qe mbreme nga Porti i Durresit, jane nisur vetem sot ne memgjes, pasi deti ka qene i palundrueshem.
Tragetet per ne Bari u nisen me 7 ore vonese dhe parashikohet te mberrijne ne Bari rreth orës 14.00.
Ndërsa tragetet Bari-Durrës mbërritën në orar dhe nuk ka pasur probleme me pasagjeret.
Moti ka nisur të qetësohet dhe në orët në vazhdim pritet që forca e detit të bjerë, por se fundi në det të hapur forca arriti 9 ballë.
Probleme ka pasur edhe ne Portin e Vlores. Si pasoje e motit te perkrqesuar gjate gjithe nates trageti i linjes Brindesi – Vlore pritet te mberrije ne portin rreth ores 11-12:00, pasi eshte nisur me vonese nga Brindisi. Sipas kapitenerise moti eshte drejt permiresimit, forca arrin 5 balle ne det te hapur dhe 3- 4 brenda gjirit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.