Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar që sot në Kuvend të diskutohet për Telekomin e Kosovës.
Përmes një postimi në faqen zyrtare të VV-së, thuhet se Nagavci po kërkon që diskutimi për ndërmarrjen publike të shtohet si çështje urgjente në rendin e ditës të seancës plenare, shkruan Reporteri.net.
Gjykata ka lejuar përmbarimin e një vendimi të arbitrazhit në favor të kompanisë së Z-Mobile, vendim i cili rrezikon mbarëvajtjen e Telekomit.
Ky është njoftimi i plotë:
Nënkryetarja e Kuvendit dhe deputetja e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Arbërie Nagavci, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të diskutojë sot për Telekomin e Kosovës ShA.
Znj. Nagavci po kërkon që diskutimi për ndërmarrjen publike të shtohet si çështje urgjente në rendin e ditës së seancës plenare, pasi gjykata ka lejuar përmbarimin e një vendimi të arbitrazhit në favor të kompanisë Dardafon.net, e njohur si Z-Mobile. Përmbarimi i vendimit rrezikon mbarëvajtjen e Telekomit, duke cenuar njëherësh sigurinë shtetërore, interesin publik dhe punëtorët e ndërmarrjes.
Vendimi i arbitrazhit është pasojë e një kontrate skajshmërisht të pavolitshme që drejtuesit e papërgjegjshëm të Telekomit kanë lidhur me Z-Mobilen mbi 10 vjet më parë. Kontrata i ka shkaktuar dëme të rënda ndërmarrjes dhe punëtorëve ndër vite.
https://www.facebook.com/vetevendosje/photos/a.96165481999/10156989673242000/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARC33cvjqv1DlNfoQhS08hpyleuWnmEGBGlZHGXlY7Sr8Zf0ILxu7ZpJRAMA0TiXYGD2MSWmrL_YzJdXjr9ucSV672ZctZa8u5vZ3lvqFlP0RyaZnsIfblmm8LUvjqtLZPHury4kdec8IDh9KthjhzBWnrn6eT_oZ8STfOdMqnRXwNFJIst5YdcJ4D4UrHX7XrZDfCBfcKoBed8fD92ZXJVmKf8BPoFvYn22ujL2Rx66ZLaqpaKF_pAWJbwKcIhPbqSxqiEgkHEUo3srvKfA_ane6zvpPYfRCMrc2H2y_BLfr-Hz-TmlC8Z6sbeBLjDNJECjeancbhqhozR7Pg&__tn__=-R
/Reporteri.net/