×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë masat e reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit

    Reporteri
    13 Korrik 2020 | 15:33

    Qeveria e Kosovës në krye me Avdullah Hotin, kanë marrë sot vendime të reja rreth masave parandaluese për përhapjen e infeksionit COVID-19.


    Këto masa erdhën si pasojë e rritjes së numrit të rasteve të reja me koronavirus, pasi që ka disa ditë që në Kosovë numri i rasteve të reja kap shifrën e numrave treshifrorë.

    Vetëm dje janë konfirmuar 216 raste të reja me COVID-19, ndërsa që nga fillimi i pandemisë në Kosovë kanë vdekur gjithsej 102 persona.

    Këto janë masat e reja:

    • Bartja e maskave mbrojtëse është obligative

    • Mbajta e distancës prej 2 m obligative

    • Institucionet obligohen të mbajnë dezinfektues dhe maska në vende të qasshme

    • Qytetarët mbi 65 vjeç dhe qytetarët me sëmundje kronike mund të dalin në ambiente publike vetëm në orët e hershme të mëngjesit (prej 05:00 deri 10:00) dhe orët e mbrëmjes (prej 18:00 deri 21:00)

    • Në komunat: Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Vushtrri, Mitrovicë e Jugut, Mitrovicë e Veriut, Gjilan, Fushë Kosovë, Shtërpcë, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan nga ora 21:00-05:00 ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave jashtë shtëpive (Qarkullimi lejohet për raste urgjente shëndetësore)

    • Pezullohet veprimtaria e çerdheve në Institucionet publike dhe private

    • Pezullohen aktivitetet rekreative, kulturore dhe sportive të mbyllura

    • Të gjitha Qendrat tregtare obligohen që ta zbatojnë orarin nga 05:00-21:00 duke
    respketuar në tërësi Manulin për mbrojtje nga COVID-19

    • Pezullohen puna në tregjet publike të automjeteve dhe tregjet e kafshëve

    • Pezullohen ceremonitë fetare në Institucionet fetare në RKS

    • Ndalohet grumbullimi i qytetarëve më shumë se 5 persona në sheshet publike, parqe dhe të ngjashme

    • Operatorët e shërbimeve komunale, financiare, elektronike dhe postare të ofrojnë shërbime me orar dhe staf minimal

    • Qytetarët e Malit të Zi, Bosnjë e Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut obligohen që kur hyjnë në Kosovë të kenë test RT-PCR negativ në Sars COV-2, jo më të vjetër se 72 orë nga koha kur paraqiten në kufirin e RKS. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!