Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Frashër Demaj, ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.
Ai përmes një statusi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka thënë se nga e premtja është vetizoluar në shtëpi dhe është duke ndjekur rekomandimet e mjekëve, shkruan Reporteri.net.
Deri më tash në LDK janë infektuar disa deputetë dhe kreu i partisë, Isa Mustafa.
Ky është njoftimi i plotë i Demajt:
Të dashur familjarë e miq,
Pavarësisht se jam munduar të jem shumë i kujdesshëm për vete dhe të tjerët duke bartur maskë gjatë gjithë kohës, si duket nuk ka mjaftuar. Të premten pasdite kam pasur temperaturë të lartë dhe kokëdhimbje.
Pas publikimit të rezultateve të testit kam dal Covid pozitiv.
Nga e premtja jam vetizoluar në shtëpi dhe po ndjek rekomandimet e mjekëve.
Diana dhe Drini tani per tani janë mirë.
https://www.facebook.com/frasher.demaj/posts/10220997684184768
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.