Mbani shënim përgjigjet dhe pastaj merrni një vendim. Do të jetë i drejti!


1
A jam ndjerë ndonjëherë e pasigurtë, e sikletosur apo e kërcënuar në këtë lidhje?

2
A jam ndjerë vazhdimisht e kritikuar, e parespektuar apo e pavlerësuar me të?

Reklamë

3
A jam ndjerë si e marrë në pyetje gjatë gjithë kohës?

4
Ai/ajo a më fajëson mua ose të tjerët për çdo problem që i ndodh në jetë?

5
A ka qenë posesiv në këtë marrëdhënie?

6
Si po e ndihmoj unë partnerin tim të rritet në jetë?

7
Sa dhe si jemi rritur ne të dy nga kjo marrëdhënie?

Reklamë

8
Si do të ndikojë kjo ndarje në jetën time? Po në jetën e tij?

9
A i ka mbajtur ai/ajo deri më tani premtimet e dhëna? Po përgjegjësitë?

10
A e dua unë atë pranë vetes kur të jem në shtratin e vdekjes?

11
A mund të jetë ai/ajo nesër një njeri financiarisht i përgjegjshëm?

Reklamë

12
A më bën ky njeri të lumtur apo jam më e lumtur vetëm?

13
Çfarë po humbas duke qenë në këtë lidhje?

14
Jam e interesuar për dikë tjetër që dua t’i jap fund?

15
A po tregohem e drejtë me të?

Reklamë

16
Mos po vrapo nga frikërat e mia më të mëdha?

17
A i jep gëzim ditëve të mia ky njeri?

18
A kemi të njëjtat vlera dhe objektiva për të ardhmen?

19
A do pendohem pas 5 vitesh nëse ndahem sot me të?

Reklamë

20
A bëra gjithçka për këtë lidhje?

21
A jam gati të bëj përpara nëse ndahem apo do përfundoj duke u kthyer tek ai?

22
A rri dot vetëm? /Reporteri.net/