×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Fitër Bajrami e protesta e VV-së rritën numrin e të infektuarve me coronavirus

    Reporteri
    13 Korrik 2020 | 20:20

    Kryeministri Avdullah Hoti ka fajësuar Vetëvendosjen për rritjen e rasteve me Covid-19, por ia ka atribuuar edhe  festës së Fitër Bajramit më 24 maj.


    Hoti gjatë raportimit para deputetëve tha se për rritje e rasteve pas këtyre dy ngjarje tregojnë të dhënat shkencore, shkruan Reporteri.net.

    “Janë dy ngjarje specifike që kanë quar në numrin e rritjeve të rasteve. Këto të dhënat janë shkencore janë. E para është data 24 maj, festa e Fitër Bajramit, pas dy jave të festës ne kemi rritje të numrit të rasteve. Ngjarja e dytë është 12 qershori është përvjetori I VV-së dhe pas 2 jave e kemi pikun tjetër”, tha Hoti.

    Ai shtoi se këto janë të dhëna që tregojnë profesionistët shëndetësor. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!