Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se gjendja me koronavirus në Kosovë është alaramante.
Krasniqi ka thënë se as në Wuhan të Kinës, prej kah edhe e ka origjinën virusi, nuk ka pasur raste që 50% e testeve të jenë raste pozitive, shkruan Reporteri.net.
Ai tha se jemi mbledhur në Kuvend që të diskutojmë se cilët janë hapat që duhet marrim si institucione por realisht këmi mbetur këtu duke parë se si Vetëvendosje e LDK po fajsojnë njëra-tjetrën për gjendjen aktuale të pandemisë.
Krasniqi tha se masat janë lehtësuar nga Qeveria Kurti e pastaj edhe Qeveria Hoti vazhdoi me avazin e njëjtë, e kështu u rrit numri i rasteve të të infektuarve me COVID-19. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.