Ish-kryeministri i Kosovës, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka lënë të hapur mundësinë që të shqyrtojë propozimin për president nëse i vije, në rast se konfirmohet aktakuza ndaj Thaçit.
Ai thotë se nëse i kërkohet të marrë përgjegjësi do ta shqyrtoj propozimin eventual.
“Nuk është koha me qenë lakmitar, por nuk nxjerr kandidaturë. Në rast se ekziston një mundësi, dhe ma kërkojnë të marr një përgjegjësi të tillë, edhe mund ta shqyrtoj,” tha Haradinaj, në një intervistë për Syri TV, shkruan Reporteri.net.
I pyetur se nëse do të zgjidhte mes Vlora Çitakut e Enver Hoxhaj, emra që përfliten si të mundshëm për president nëse kjonfirmohet aktakuza ndaj Thaçit, kreu i AAK-së nuk ka dashur të japë përgjigje.
“Nuk mund të jap përgjigje në këtë kohë sepse dua të ruaj respektin për kolegët. Do ishte një spekulim i imi”, ka deklaruar ai. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.