Seanca e Kuvendit të Kosovës lidhur me raportimin e kryeministrit Hoti dhe debatin parlamentar për menaxhimin e pandemisë COVID-19, do të vazhdojë sot në ora 10:00.
Seanca e cila nisi dje në ora 16:00, për rreth 5 orë nxiti debat të ashpër mes deputetëve të pozitës dhe opozitës.
Debat të ashpër, kryesisht pati ndërmjet deputetëve të VV-së me kryeministrin Hoti dhe ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Me propozim të shefit të GP-së të VV-së, Rexhep Selimi, seanca për debatin për pandeminë u ndërpre për të vazhduar sot në ora 10:00.Për këtë temë shëndetësore, kanë mbetur të diskutojnë edhe 22 deputetë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.