×
  • Sport
  • Sport

    Mbrojtësi më i shtrenjtë në botë bëhet viral në internet, po markonte shokun e skuadrës

    Reporteri
    14 Korrik 2020 | 10:26

    Manchester United dështoi të marrë një fitore ditën e djeshme, teksa barazoi me Southamptonin 2-2 në shtëpi.


    Ishte një gol në minutën e 97′, që i prishi festën ekipi të Solskjaer. Megjithatë ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është një gafë e Harry Maguiare, gjatë kohës kur shënoi kundërshtari në fund.

    Pas një krosimi të Sotton nga goditja e këndit, mbrojtësi anglez e humb fillin, duke harruar kundërshtarin dhe duke markuar në zonë shokun e tij të skuadrës Aaron Wan-Bissaka.

    Pas kësaj erdhi edhe goli i Southampton, por Maguire tashmë është bërë viral në internet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!