×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj nënshkruan udhëzimin administrativ për licencimin e laboratorëve privatë për testime

    Reporteri
    14 Korrik 2020 | 13:04

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka nënshkruar udhëzimin administrativ për të licencuar laboratorët privatë për testimet me COVID-19.


    Zemaj gjatë seancës plenare që po mbahet për situatën me pandeminë COVID-19 u shpreh se tashmë do të rritet edhe numri i testimeve në nivel vendi.

    “Sot kam nënshkruar dy udhëzime administrative. Kam nënshkruar bordin e ri për licencim për pjesën për COVID-19 të laboratorëve privatë. Menjëherë do të fillojnë institucionet publike të rrisin numrin e testimeve. Komuna e Prishtinës veç është në pritje, besoj që institucionet publike dhe private do të përgatiten për këtë punë”, tha Zemaj, shkruan KP.

    Kreu i shëndetësisë iu kundërpërgjigj edhe deputetëve opozitarë për formën e testimeve.

    Ai tha se nuk është privilegjuar askush deri më tani, por ata vetëm që i kanë pasur parametrat për testim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!