Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti në fjalimin e për menaxhimin e pandemisë gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ka thënë se SHBA-ja është shembull i keq i menaxhimit të pandemisë.
Ai tha së në SHBA ka numër të madh të të infektuarve dhe vdekjeve dhe për këtë nuk duhet të jetë shembull.
Po ashtu, Haliti ka replikuar me deputetin e PDK-së, Memli Krasniqi, kjo pasi Haliti tha se fitorja e VV-së me 6 Tetor i ka lërë të traumatizuar deputetët e PDK-së.
“Aq fitore sa jeni me neve në opozite, për qishtu ishalla gjithë fitoni”, tha Krasniqi.
Më pas ka ardhur replika e Halitit e cila kishte edhe premisa personale.
“Krasniqi kam menduar që keni aftësi për këndim, jo edhe aftësi për arrogancë”, përfundoi Haliti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.