Akullorja zëvendëson kaloritë e një dreke dhe është e shkëlqyeshme gjatë trajtimeve për t’u dobësuar. Ajo tretet lehtë dhe përmirëson gjendjen shpirtërore. Italianët konsumojnë pothuajse 3 kg çdo vit.
Pesë arsye themelore pse akullorja është një ilaç i vërtetë për trupin tonë:
Zëvendëson një drekë
Falë vitaminave dhe karbohidrateve të rëndësishme, akullorja është një zëvendësim i shkëlqyeshëm për një drekë të tërë. Kjo është arsyeja pse shpesh sugjerohet në dietat dobësuese.
Ajo tretet lehtësisht
Nëse përbërësit janë të një cilësie të mirë, akullorja është shumë e lehtë për tu tretur. Dhe kjo falë karbohidrateve që përmban (para së gjithash laktozës dhe saharozës), të cilave duhet t’u shtohen lipidet, proteinat, vitaminat dhe mineralet.
E mirë si një meze e lehtë
Një mundësi tjetër, gjithmonë për të mos fituar peshë falë akullores, është ta hani atë si një meze të lehtë. Kujtojmë që trupi ynë përveç mëngjesit, drekës dhe darkës, ka nevojë për dy vakte të ndërmjetme në ditë: një paradite dhe një pasdite.
Përmirëson gjendjen shpirtërore
Studime të ndryshme shkencore tregojnë se akullorja, ndër të tjera, përmirëson gjendjen shpirtërore, duke ulur tensionin dhe stresin. Pra, ju mund ta përdorni atë kundër depresionit.
Një produkt natyral
Është një ushqim absolutisht i bazuar në produkte natyrore, duke filluar nga frutat sezonalë, gjithashtu mund ta bëni edhe vetë në shtëpi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.