×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërcënohet zëdhënësi i BQK-së, rastin e denoncon në Polici

    Reporteri
    14 Korrik 2020 | 21:25

    Zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës, Kushtrim Ahmeti është kërcënuar nga një qytetar. Rastin ai e ka raportuar në Policinë e Kosovës, shkruan Reporteri.net.


    Siç mëson Gazeta Online Reporteri.net nga burime të saj brenda Policisë së Kosovës, Ahmeti në e-mailin e tij zyrtar, më datën 11 korrik kishte pranuar në e-mail kërcënues nga një qytetar me inicialet M.H.

    “Keni me dhënë llogari deri në centin e fundit, kush i ka keqpërdorë paratë e mia”, i kishte shkruar M.H zëdhënësit të BQK-së.

    Burime të Reporteri.net në Policinë e Kosovës thonë se prokurori ka nisur hetimet lidhur me këtë rast.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!