Një polic në SHBA bëri një gjest heroik për të cilin po falënderohet nga shumë njerëz.
Konkretisht, polici shpëtoi një foshnjë 3-javëshe, që kishte vështirës të merrte frymë.
Departamenti i Policisë në Michigan postoi të hënën në faqen e tyre në Facebook një video ku tregohet akti heroik i policit, shkruan CNN, transmeton Reporteri.
Zyrtari Cameron Maciejewski është alarmuar nga një telefonatë lidhur me një foshnjë tri javëshe që nuk po merrte frymë.
Ai arrin në shtëpinë e çiftit, ku po e priste e alarmuar nëna e foshnjës. Maciejewski siguron me qetësi atë dhe pjesën tjetër të familjes përpara se të kërkonte vajzën e vogël.
Ai kontrollon për shenja jete përpara se të kuptojë se diçka ka ngecur në rrugët e frymëmarrjes së fëmijës. Ai e kthen atë përmbys dhe e godet edhe disa herë në shpinë derisa fëmija fillon të qajë.
Oficeri siguron familjen se foshnja është kthyer në jetë derisa nëna ulërin nga gëzimi./Reporteri
Pamjet mund t’i ndiqni KËTU