×
  • Lajme
  • Lajme

    Mediat serbe thonë se në shtator “intensifikohet dialogu” Kosovë-Serbi

    Reporteri
    15 Korrik 2020 | 15:39

    Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti nesër pasdite do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel në dialogun që po lehtësohet nga Bashkimi Europian.


    Mediumi serb “Tanjug” mëson se BE-ja ka në synim që të intensifikojë procesin e dialogut në muajin shtator në dy pista paralele.

    Njëra ‘pistë’ do t’i kushtohet finalizimit dhe zbatimit përfundimtar të të gjitha atyre marrëveshjeve që janë nënshkruar deri më tani, por nuk janë zbatuar plotësisht.

    Mirëpo, mediat serbe nuk kanë përmendur fare dialogun që po mendohet të nis me ndërmjetësimin e SHBA-së, ndonëse emisari Richard Grenell kishte paralajmëruar që do të ndodhë së shpejti, transmeton Reporteri.net.

    Sidoqoftë, takimet e të nesërmes shënojnë rifillimin formal të dialogut që ishte ndalë pas vendosjes së taksës nga Kosova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!