Lista Serbe ka vlerësuar sot se vazhdimi i dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit shënoi siç thonë ata “fillimin e presionit të paparë nga shërbimet e huaja mbi Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq”.
Presionet, siç thuhet, mund të shihen në një grumbull gënjeshtrash që lëshohen në mënyrë sinkronike për publikun nga “bursistët e Dragan Gjilasit dhe të disa qendrave të huaja të pushtetit”, raporton Tanjug.
Dialogu Kosovë-Serbi i lehtësuar nga Bashkimi Evropian ka rifilluar më 12 korrik në Bruksel përmes një video-konference.
Ky ishte takimi i parë i nivelit të lartë, pas ndërprerjes së dialogut mes dyja vendeve në vitin 2018.
Ndërsa, takimi i drejtpërdrejt i nivelit të lartë në Bruksel do mbahet të enjten më 16 korrik,
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.