×
  • Lajme
  • Lajme

    Cakaj pret dy kryetarët drenicakë, flasin për UÇK-në

    Reporteri
    15 Korrik 2020 | 16:54

    Për një vizitë zyrtare në Tiranë po qëndrojnë dy kryetarët, ai i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe i Drenasit, Ramiz Lladrovci.


    Pas takimit me presidentin shqiptar, Ilir Meta, dyshja u prit edhe nga Gent Cakaj, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

    Cakaj ka shkruar një status në faqen zyrtare Facebook rreth këtij takimi derisa thtë se kanë folur për drejtësinë e pastërtinë e luftës së UÇK-së, por edhe për domosdoshmërinë e ruajtjes së shumicës shqiptare në Bujanoc.

    Ky është statusi i plotë i Cakajt:

    Sot pata nderin e rrallë të pres Kryetarin e Skënderajt, Bekim Hamëz Jashari dhe Kryetarin e Drenasit, Ramiz Tushë Lladrovci, në një takim të përzemërt në Tiranë.

    Biseduam për punën e tyre shumë të vyer në zemër të Drenicës, drejtësinë e pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e rëndësinë e patjetërsueshme të bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës e Shqipërisë.

    Po ashtu, theksuam edhe domosdoshmërinë e ruajtjes së shumicës shqiptare në Bujanoc. Kjo e fundit, është edhe detyrë historike edhe nevojë institucionale për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

    Sakrifica sublime e familjes Jashari e Lladrovci ndër breza për lirinë e Kosovës duhet të shërbejë si burim frymëzimi për gjithë shqiptarët kudo ndodhen…

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!