×
  • Lajme
  • Botë

    Fati i mjerë i nuses nga Shqipëria, që zgjodhi Zoranin nga Kumanova për burrë

    Reporteri
    15 Korrik 2020 | 18:21

    11 kilometra larg qytetit të Kumanovës ndodhet fshati Mlado Nagoriçane, fshat në komunën e Staro Nagoriçane, i cili ndodhet në kufi me Serbinë.


    Sipas informacioneve jozyrtare ky fshat ka rreth 250 shtëpi dhe rreth 1300 banorë, me shumicë maqedonase.

    Në Mlado Nagoriçane janë të martuara disa nuse shqiptare nga Shqipëria.

    36 vjeçarja Lirije Gjorgievski është njëra prej tyre. Ajo në vitin 2012 kishte ardhur nga Kukësi i Shqipërisë për tu martuar me Zoranin 23 vjet më të vjetër.

    Jetojnë në kushte shumë të vështira, pasi nuk punojnë as burri dhe as ajo vet.

    “Martesa ka ndodhur me shkesë. Kemi ardhur në gushtë të vitit 2012 nga Kukësi. Si njerëz nuk janë të këqinj, ama kushtet janë shumë të dobëta. Jam e lumtur me këtë njeri, nuk është njeri i keq, ama pak është vështirë për jetesë. Zorani erdhi atje në qytetin e Durrësit”, e nis rrëfimin Liria.

    https://www.facebook.com/Newstvmk/videos/648428652424036

    Zorani thotë se është e kënaqur nga nusja shqiptare dhe se ka dy fëmijë.

    “Erdhi njëri që ishte i martuar nga Shqipëria…, vetëm e pyeta si shkon kjo punë dhe më tha duhesh t’ i japësh 100 euro…Ia dhashë 100 euro dhe pas një muaji shkuam atje, u pamë me nusen…

    …Më 2012 u kry kjo punë, por pas një muaji, meqë babai i kishte vdekur dhe më pas edhe nëna…, pas 40 ditëve sipas zakoneve të tyre, erdhi këtu dhe filluam jetën…!”, thotë Zorani.

    Liria dhe Zorani kanë dy fëmijë, një djal dhe një vajzë, të cilët nuk dinë shqip.

    “Kam dy fëmijë, nuk kam mundësi tua plotësojë kushtet fëmijëve. Djali është në klasën e dytë, 7 vjec, vajza është tre vjece e gjysmë, shkon në kopsht. Djali quhet Mirosllav, kurse vazja Milla. Vajza di pak shqip, kurse djali jo”, vazhdon tregimin Liria nga Kukësi.

    Kjo është banjoja që ka improzivizuar Liria. Ajo është në kushte katastrofale.

    “Kjo është ËC, banjo. Kemi filluar ta bëjmë, por nuk kemin pasur mundësi, edhe shtëpia është e vjetër, kështu nuk kemi mundësi. Problemi është se nuk kemi ku të lahemi, ku të dalim për nevojë. Shtëpia në katin e dytë është e prishur, e çarë. Çka bie jashtë bie edhe brenda, uji hynë krejt brenda. Krejtë është e prishur. Jam edhe e sëmurë nga diabeti”, thotë ajo e mërzitur.

    Ajo thotë se për shkak të kushteve të vështira ekonomike rrallë herë shkon në Shqipëri.

    “Familja ime vjen, kurse unë nuk shkojë. Vetëm kur i kam bërë dokumentet se nuk shkoj. Nuk kemi mundësi financiare. Ka një vit e gjysmë që s’kam shkuar në vendlindje”, tregon Liria.

    “Kjo shtëpia përballë është shqiptare, është dy të tjera në një fshat tjetër. Nuk takohemi mes vete, vetëm në rrugë kur takohemi vetëm mirëdita dhe kaq. Nuk i lënë burrat të flasin, janë fanatikë”, tregon Liria.

    Për në fund Liria ka një mesazh për femrat shqiptare që vendosin të martohen jashtë Shqipërisë.”Unë dëshoroj që vajzat shqiptare që janë të gjejnë një fat sa më të mirë dhe të jenë më të lumturat në botë. Dhe, mesazhi tjetër është për një shtëpi për fëmijët e mi që kanë nevojë”, përfundoi rrëfimin emocionues Liria, nusja nga Kukësi i Shqipërisë e martuar me Zoranin nga fshati Mlado Nagoricane, 11 kilometra larg Kumanovës./news-tv.mk/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!