Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkumbin Gashi, përmes një shkrimi në Facebook, ka konfirmuar se ka dalë pozitiv në testin ndaj coronavirusit.
Gashi tha se nuk ka pasur simptoma mirëpo është vetizoluar për shkak se ka pasur kontakte me disa persona të cilët më parë kanë dalë pozitiv.
Ai tha se do të vazhdojë që të qëndrojë i vetëizoluar.
Tutje, Gashi bëri apel të bëhet kujdes, të mbahen maskat dhe të mos bëhet panik.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Gashit:
Të dashur miq e familjar, ju njoftoj se qe nga e Hena jam vetizoluar me qellim te parandalimit të përhapjes se virusit pasi qe kam dyshuar pas disa kontakteve qe kam pasur.
Dhe jo qe kam pasur ndonjë shenje apo simptome te virusit.
Pasi qe kam rezultuar Pozitiv, vazhdoj te jem i vetizoluar prap pa shenja apo simptoma te ketije virusi tinzar.
BENI KUJDES, JO PANIKE!
Mbani MASKA ✌️
https://www.facebook.com/shkumbin.gashi1/posts/4864120753614123
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.