Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë se në dispozicion për pacientët me COVID-19, janë diku 700 shtretër.
“Momentalisht SHSKUK ka shndërruar disa klinika të tjera në klinika për pacientë me COVID-19. Deri në 700 shtretër kemi në dispozicion për pacientët që do të kenë nevojë”, ka thënë Hoti.
Hoti deklaroi se tashmë edhe Spitali i Përgjithshëm i Vushtrrisë do të trajtojë pacientë me COVID-19.
Gjithashtu, ai theksoi se në javën e tretë të korrikut do të kenë në dispozicion edhe 50 mijë teste.
“Edhe Spitali i Përgjithshëm i Vushtrrisë do të trajtojë pacientët pozitiv me COVID-19. Edhe spitalet rajonale do të jenë të furnizuara me respiratorë. Në javën e tretë të korrikut do të kemi edhe 50 mijë teste, si donacion, kryesisht nga UNDP”, tha ai në Dukagjin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.