×
  • Lajme
  • Lajme

    Kështu do të jetë moti për 5 ditët e ardhshme

    Reporteri
    16 Korrik 2020 | 8:02

    Ditëve në vijim mbetet mot më i ngrohtë, me mundësi për riga lokale shiu. Në fundjavë freskët, kohëpaskohe me shi, shkruan Prishtina Weather.

    Ky është parashikimi për 5 ditët në vijim:

    16.07 – Pjesërisht me diell, ditën edhe me vransira. Pasdite rreth viseve malore mundësi për ndonjë rigë lokale shiu.

    17.07 – Paradite intervale me diell. Ditën vransirat do të shtohen. Më vonë pasdite, mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.

    18.07 – Më freskët, kryesisht me vransira. Ditën kohëpaskohe priten reshje të dobëta shiu, që pasdite vende-vende mund të shoqërohen edhe me bubullimë.

    19.07 – Freskët, kryesisht me vransira. Ditën dhe në mbrëmje vende-vende mundësi për rrebeshe shiu.

    20.07 – Kryesisht me diell. Në mëngjes freskët, gjatë ditës më ngrohtë.

    Temperaturat minimale do të luhaten nga 14C deri 16C, e maksimale nga 26C deri 29C, e në fundjavë do të zbresin në 21C deri 23C.

    Do të fryejë erë mesatare kryesisht nga verilindja 4-10m/s.

    Shtypja atmosferike në fundjavë pëson rënie, e më pas pritet të rritet përreth vlerave normale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!